Projekti i madh i energjisë së erës hyn në veprim në veri të Kinës
2023-01-03 13:55:33

 

Një projekt i madh i energjisë së erës hyri në funksion në provincën Liaoning të Kinës Verilindore.

Projekti i energjisë së erës prej 400.000 kw mund të sigurojë 1.13 miliardë kilovat orë energji elektrike të pastër çdo vit, e cila mund të plotësojë kërkesën për energji të një viti të tërë për gati 600.000 familje, bën të ditur “Xinhua”.

Projekti mund të ndihmojë në kursimin e 345.000 tonë qymyri standard dhe reduktimin e emetimeve të dyoksidit të karbonit me 912.000 tonë në vit, njoftoi dega verilindore e “State Power Investment Corporation Limited”, investitori dhe ndërtuesi i projektit.

Me një investim bruto prej mbi 2.2 miliardë juanësh (rreth 316 milionë dollarë amerikanë), projekti ka 80 turbina me erë, secila me një kapacitet prej 5 megavat, përveç një stacioni përforcues 220 kilovolt. (Elona)