Porti i Shangait, porti më i ngarkuar i kontejnerëve në botë në vitin 2022
2023-01-03 14:05:06

 Porti Shangai(Foto:VCG)

Porti Shangai(Foto:VCG)

Porti i Shangait ishte porti më i ngarkuar i kontejnerëve në botë në vitin 2022, për të 13-in vit radhazi, pavarësisht nga epidemia Covid-19, treguan të hënën të dhënat e portit, citon “Xinhua”.

Shifrat e kontejnerëve tejkaluan 47.3 milionë njësi në 2022, sipas “Shanghai International Port (Group) Co., Ltd.”, operatori i portit.

Duke përballuar epideminë, si dhe valët e nxehtësisë dhe të ftohtit vitin e kaluar, porti garantoi funksionimin e qëndrueshëm të Qendrës Ndërkombëtare të Transportit të Shangait dhe ruajti stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit global.

Pas epidemisë në tremujorin e dytë, porti arriti një rikuperim të shpejtë në formë V-je në xhiron e kontejnerëve në korrik, kur trajtoi një rekord mujor prej 4.3 milionë njësi. (Elona)