SHBA regjistron numrin rekord të ankesave për diskriminim nga shkollat
2023-01-03 13:59:50

Zyra e Departamentit të Arsimit të SHBA-së për të Drejtat Civile regjistroi një rekord rreth 19.000 ankesash për diskriminim në vitin e fundit fiskal nga 1 tetori 2021 deri më 30 shtator 2022.

Foto:VCG

Foto:VCG

Numri është më shumë se dyfishi i vitit të kaluar dhe thyen rekordin prej 16.000 të regjistruar në vitin fiskal 2016, citon “Xinhua” një raport të “New York Times”.

Sipas raportit, zyrtarët thonë se ankesat - shumica që pretendojnë diskriminim bazuar në paaftësi, racë ose gjini - pasqyrojnë ankesat që u grumbulluan gjatë krizës më të rëndë të shëndetit publik në një shekull dhe klimës më përçarëse të të drejtave civile në dekada.

“Ankesat u regjistruan ndërsa shkollat luftuan për t'u rikuperuar nga mbylljet e lidhura me pandeminë dhe shtuan rezultatet në rënie të testeve dhe sfidat në rritje të shëndetit mendor që shfaqin brishtësinë në pjesë të mëdha të sistemit arsimor të vendit”,- thuhet në raport. (Elona)