Festivali i Filmit i Rrugës së Mëndafshit hapet në Kinën veriperëndimore
2023-01-03 14:07:33

 Foto:ChinaDaily

Foto:ChinaDaily

Foto:ChinaDaily

Foto:ChinaDaily

Festivali i 9-të Ndërkombëtar i Filmit i Rrugës së Mëndafshit u hap të dielën në Xi'an, kryeqendra e provincës Shaanxi të Kinës veriperëndimore.

Gjithsej 1598 filma nga 90 vende dhe rajone u regjistruan për festivalin dhe 19 filma hynë në garën përfundimtare, sipas organizatorëve të festivalit, citon  “Xinhua”.

Dhjetë çmime, duke përfshirë atë për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin më të mirë dhe aktoren më të mirë, do të shpallen në ceremoninë e mbylljes së festivalit.

I mbajtur për herë të parë në vitin 2014, festivali i filmit këtë vit organizohet nga Grupi Mediatik i Kinës dhe nga qeveritë provinciale të Shaanxi dhe Fujian. (Elona)