Kryeministri kinez uron homologun e vet të ri të Fixhit
2023-01-02 20:24:28

foto nga VCG

foto nga VCG

Kryeministri i Kinës Li Keqiang i dërgoi të premten një mesazh urimi Sitiveni Rabuka-s për marrjen e detyrës së kryeministrit të Fixhit.

Në mesazhin e tij, kryeministri kinez tha se Kina dhe Fixhi janë vende miq, partnerë dhe vëllezër me respekt të ndërsjellë dhe me zhvillim të përbashkët. Gjatë 47 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të dyja vendet kanë pasur rezultate frytdhënëse, të cilat u kanë sjellë popujve të tyre përfitime konkrete. Qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve dhe është e gatshme që të përpiqet së bashku me palën fixhiane për të zgjeruar shkëmbimet miqësore dhe bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë në fusha të ndryshme, duke e ngritur partneritetin e gjithanshëm strategjik dypalësh në një nivel më të lartë, në të mirë të dy vendeve e popujve. (Wang Lei/ Artan)