Sondazhi: Besim global se Kina do t’i japë shpresa botës në vitin 2023
2023-01-02 21:03:44

Terminali i kontejnerëve në portin e Lianyungang-ut në provincën Jiangsu të Kinës Lindore, 7 dhjetor 2022. / Xinhua

Terminali i kontejnerëve në portin e Lianyungang-ut në provincën Jiangsu të Kinës Lindore, 7 dhjetor 2022. / Xinhua

78.34 për qind e të pyeturve nga anembanë botës besojnë se ekonomia kineze është bërë një motor kyç i ekonomisë globale dhe presin që ekonomia kineze të luajë një rol edhe më të madh, sipas një sondazhi të fundit nga Instituti i Studimit të Politikave i CGTN-it dhe Instituti Kinez i Opinionit Publik në Universitetin Renmin të Kinës. Në sondazh morën pjesë njerëz nga 41 vende dhe rajone, që përfaqësojnë 65.2 për qind të popullsisë botërore.

Në vitin e kaluar, Kina vazhdoi të jetë ekonomia e dytë më e madhe në botë, me një PBB që vlerësohet se i ka kaluar 120 trilionë juanët (17.23 trilionë dollarë).

Në sfondin e pasigurisë globale në rritje dhe të një ekonomie botërore në recesion, 76.23 për qind e të pyeturve besojnë se ekonomia kineze do të luajë një rol të rëndësishëm në "nxitjen e zhvillimit të ekonomisë botërore," ndërsa 71.1 për qind e të rinjve të pyetur janë optimistë rreth rritjes së vazhdueshme ekonomike të Kinës.

foto nga VCG

Instalacion me lule me temën "me njeriun në qendër" në sheshin Tiananmen me rastin e 100 vjetorit të PKK-së, më 28 qershor 2021/ foto nga VCG

Sipas sondazhit, 91.2 për qind e pjesëmarrësve nga mbarë bota e vlerësojnë filozofinë kineze të zhvillimit "me njeriun në qendër", duke arritur deri në 95.4 për qind në vendet në zhvillim.

Ndërkohë, 84.2 për qind e të rinjve kinezë pjesëmarrës në sondazh besojnë se standardet e jetesës së popullit kinez janë përmirësuar ndjeshëm gjatë dekadës së kaluar dhe 61.4 për qind e të rinjve të pyetur nga vendet në zhvillim besojnë se qeveria kineze ka mbrojtur efektivisht interesat jetike të popullit kinez.

80.1 për qind e të rinjve pjesëmarrës nga mbarë bota besojnë se Kina është vërtet e përkushtuar ndaj parimit se zhvillimi duhet t’i shërbejë popullit, të varet nga populli dhe se përfitimet e tij duhet të gëzohen nga populli.

foto nga VCG

Kontigjenti i 7-të i ndihmave të vaksinave kundër COVID-19 të Kinës mbërriti në Kamboxhia më 17 nëntor 2021/ foto nga VCG

Tetëdhjetë e pesë për qind e pjesëmarrësve në sondazh e miratojnë konceptin e ndërtimit të një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, të mbështetur nga Kina. Shifrat për të rinjtë e pyetur nga vendet në zhvillim dhe nga vendet e zhvilluara arrijnë përkatësisht 84.2 dhe 79.5 %.

Më tepër se gjysma (56.2 për qind) e të pyeturve nga bota besojnë se Kina e ka luajtur plotësisht rolin e vet si një vend i madh e i përgjegjshëm në përgjigjen e përbashkët globale ndaj COVID-19 dhe 66.6 për qind e pjesëmarrësve të rinj nga bota presin që Kina të luajë një rol më të madh në procesin e qeverisjes globale. (Artan)