Viti i Ri, astronautët kinezë të “Shenzhou 14”organizojnë një videotakim me publikun
2023-01-01 14:54:56

VCG

VCG

      Edhe gjatë vitit të ri astronautët kinezë do qëndrojnë në postin e tyre të punës në hapësirë. Ekuipazhi i anijes “Shenzhou 15”, i përbërë nga Fei Junlong, Deng Qingming dhe Zhang Lu, është përshtatur me mjedisin kozmik dhe tani po bën një punë të mbarë, duke siguruar funksionim të qëndrueshëm të Stacionit Hapësinor.

      Viti 2022 ishte një vit suksesesh për industrinë hapësinore të Kinës. Presidenti Xi Jinping e përmendi në mënyrë të veçantë gjatë mesazhit të urimit për Vitin e Ri 2023, duke thënë: “Shenzhou 13, 14 dhe 15 kanë bërë një stafetë të suksesshme në hapësirë dhe shtëpia jonë hapësinore udhëton drejt qiellit.”

 

     Pa qëndrimit 6-mujor në hapësirë, 3 astronautët e “Shenzhou 14”, Chen Dong, Liu Yang dhe Cai Xuzhe u kthyen në Tokë më 4 dhjetor 2022. Me rastin e Vitit të Ri 2023, ata bëri një takim me publikun përmes internetit, duke rishikuar momentet historike kozmike që ndodhën gjatë 2022-it dhe duke uruar shfaqje më emocionuese për industrinë hapësinore të Kinës në vitin e ri. (Jiang Lei)