Ministri kinez në ShBA: Tani është si “dërgimi i një guri lart në mal”
2023-01-01 16:44:53

   

VCG

VCG

  Duke parë vitin 2022, vërejmë se stabiliteti i marrëdhënieve të qëndrueshme mes fuqive të mëdha është bërë gjithnjë e më i lidhur me fatet e botës. Si një nga marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme në botë, ato Kinë-ShBA kanë nevojë për rikthim në shinat e zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

      Në 2022-in, marrëdhëniet Kinë-ShBA kanë patur luhatje të shumta dhe madje kundërshtime të ashpra në disa momente alarmuese. Por nën drejtimin e liderëve të të dy palëve, marrëdhëniet Kinë-ShBA kanë njohur disa ndryshime pozitive. Kur bisedohet se si të trajtohen marrëdhëniet Kinë-ShBA, ministri Jing Quan në ambasadën e Kinës në ShBA ka përdorur një shprehje: “Dërgimi i një guri lart në mal”.

      “Kemi përdorur shprehjen ‘dëgimi i gurit për në mal’, sepse ndjejmë se si po nxitim një shkëmb të madh të rrokulliset përpjetë. Është e lodhshme dhe e vështirë. Duam ta shtyjmë lart, por nuk mundemi dhe nuk mund ta lëshojmë pasi, në mes të malit ku ndodhemi, nëse heqim dorë, ky gur do të rrokulliset poshtë dhe të gjitha përpjekjet do të shkojnë kot.” - thotë Jing Quan. Ministri shton se “ne shpresojmë që të dy palët të zhvillojnë marrëdhënie të qëndrueshme, të sjellin më shumë favore për dy vendet dhe të mos lejojnë luftëra, konflikte, izolime, kundërshtim dhe një luftë të re të ftohtë”.

      Ai thekson se nëse shkojmë në krahina të ndryshme të ShBA-së, mund të shohim se qëndrimet janë të ndryshme dhe në përgjithësi njerëzit janë miqësorë dhe të thjeshtë. Së pari ata shpresojnë për shtimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me Kinën, që është një interes shumë praktik. Së dyti, njerëzit shpresojnë që ambasada kineze në ShBA të prezantojë më shumë pedagogë për mësimin e gjuhës kineze në ShBA. Këto janë kërkesa shumë praktike.

VCG

VCG

    Edhe pse ka shumë mosmarrëveshje, duhet të kemi besim dhe të nxitim aktivisht punët përkatëse, thotë Jing Quan, i cili shprehet se tashmë ata po përpiqen ta ndryshojnë këtë atmosferë dhe t’i rikthejnë marrëdhëniet dypalëshe gradualisht në shina normale. “Shina normale” nuk do të thotë se nuk ka dhe nuk do ketë asnjë mosmarrëveshje mes palëve, por që biznesmenët të bëjnë biznes pa u shqetësuar, apo studentët të mos kenë merak për diskriminimin dhe probleme kur studiojnë jashtë.

      Për çështje të ndjeshme, mund të ulemi dhe bisedojmë. Nëse nuk gjehet zgjidhje, mund të bëjmë së paku kontroll. Kjo nuk do të thotë që nuk ka asnjë problem, se është e pamundur. Marrëdhëniet Kinë-ShBA gjithmonë përballojnë probleme të reja pasi zgjidhin mosmarrëveshjet e vjetra, ndaj marrëdhëniet dypalëshe po ecin përpara në procesin e tejkalimit të problemeve dhe vështirësive. Pra, pa marrë parasysh çfarë ndodh, duhet të përpiqemi dhe të ruajmë besimin. (Jiang Lei)