Kinë, Avioni C919 bën fluturimin e parë për 2023-in
2023-01-01 17:02:04

      Në orën 8:30 të mëngjesit të së dielës, MU7809 i kompaninë ajrore të Kinës Lindore (CEA) bëri fluturimin e parë për 2023-in, duke fluturuar nga aeroporti ndërkombëtar Hongqiao i Shangait për në aeroportin tjetër ndërkombëtar, Daxing të Pekinit.

      CEA-ja kreu 100 orë fluturime verifikuese për avionin e saj të parë C919 qysh nga 26 dhjetori 2022, duke konfirmuar sigurinë e operimit të këtij avioni dhe duke i hapur udhë debutimit të tij komercial në pranverën e këtij viti.

VCG

VCG

      MU7809 është avioni i 9-të që ka bërë 100 orë fluturime verifikuese.

      CEA nënshkroi një kontratë për blerjen e 5 avioneve C919 në mars të 2021-it, çka është edhe marrëveshja e parë komerciale për këtë lloj avioni.

      C919 është avioni i parë i madh i pasagjerëve i prodhuar në Kinë, i zhvilluar nga Korporata Komerciale e Avionëve të Kinës. Atij iu dha një çertifikatë e vlefshmërisë dhe besueshmërisë ajrore nga Administrata Shtetërore e Aviacionit e Kinës në fund të shtatorit. (Jiang Lei)