Ekipi mjekësor kinez në Sudan organizon seminarin për shkëmbimin e teknologjisë mjekësore
2022-12-31 19:23:42

Seminari per mjekesine (Foto Xinhua)

Seminari per mjekesine (Foto Xinhua)

Ekipi mjekësor kinez në Sudan organizoi një seminar mbi trajnimin e Njësisë së Kujdesit Intensiv (ICU) në një spital në kryeqytetin Khartoum, për të përmirësuar shkëmbimin e teknologjisë mjekësore mes dy vendeve, shkruan “Xinhua”.

Seminari i mbajtur në Spitalin e Miqësisë Omdurman përfshinte leksione mbi përmirësimin e aftësive të spitalit për t'u përgatitur për ngritjen e ICU-së, sipas Xing Zhijing, kreu i ekipit mjekësor kinez në Sudan.

Guo Hu, këshilltar tregtar në Ambasadën Kineze në Sudan, theksoi historinë e gjatë të shkëmbimeve miqësore dhe bashkëpunimit mjekësor midis Kinës dhe Sudanit si shembulli më i mirë i miqësisë së thellë mes dy vendeve.

“Që nga viti 1971, më shumë se 1000 personel mjekësor janë dërguar në Sudan. Gjatë pesë dekadave të fundit, ekipet mjekësore kineze kanë punuar shumë me kolegët e tyre sudanezë për të kuruar pacientë dhe për të ndarë ekspertizën”,- tha ai.

Shahd Osman, shefja e Departamentit të Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe të Drejtorisë Ndërkombëtare të Shëndetësisë në Ministrinë sudaneze të Shëndetësisë, shprehu vlerësimin e thellë për përpjekjet e Kinës në forcimin e sistemit shëndetësor të Sudanit.

“Ne presim shumë më tepër aktivitete bashkëpunuese në teknologjitë mjekësore midis Sudanit dhe Kinës”,- tha ajo.

Ekipi mjekësor kinez në Sudan punon në tre spitale: Spitali Abu Usher në shtetin Gezira të Sudanit qendror, Spitali i Miqësisë Damazin në shtetin e Nilit Blu dhe Spitali i Miqësisë Omdurman në Khartoum. (Irma)