Mega projekti i devijimit të ujit në Kinë fillon funksionimin provë
2022-12-31 18:53:35

nga VCG

nga VCG

Një mega projekt ujor për të devijuar ujin nga lumi Yangtze, lumi më i gjatë i Kinës, në lumin Huaihe, filloi funksionimin provë të premten.

Projekti i devijimit të ujit, i cili është 723 km i gjatë dhe u deshën gjashtë vjet për t'u ndërtuar, do të furnizojë me ujë 15 qytete në provincën Anhui të Kinës lindore dhe në provincën Henan të Kinës qendrore.

Nga ky projekt pritet të përfitojnë më shumë se 50 milionë persona, bën të ditur “Xinhua”.

Po ashtu, filloi edhe ndërtimi i fazës së dytë të këtij megaprojekti, me një investim prej 20.41 miliardë juanë (rreth 2.93 miliardë dollarë amerikanë).

Investimi total në fazën e parë i kaloi 94.91 miliardë juanë.

nga VCG

nga VCG

Përveç furnizimit me ujë për banorët dhe zhvillimit të transportit detar, ky projekt do të përdoret edhe për vaditje bujqësore dhe do të ndihmojë në përmirësimin e mjedisit ekologjik të lumit Huaihe dhe liqenit Chaohu.

Sipas Zhang Xiaowu, president i “Anhui Provincial Group Limited” për devijimin e ujit Yangtze-Huaihe, projekti do të furnizojë çdo vit mbi 500 milionë metra kub ujë në liqenin Chaohu, duke ndihmuar në rivendosjen e ekologjisë së liqenit. Ai gjithashtu mund të transferojë ujë në rrjedhën e trungut të lumit Huaihe, në mënyrë që të parandalojë tharjen e tij.

Ky projekt kompleks i ujit kapërceu vështirësi të shumta teknike gjatë ndërtimit dhe gjithashtu mori në konsideratë ruajtjen e biodiversitetit. Kanali u zhvendos në perëndim për t'u hapur rrugë zogjve shtegtarë, ndërsa u ndërtuan kalime të shumta për të lehtësuar migrimin e peshqve. (Irma)