Shitjet e biletave në vitin 2022 pasqyrojnë përparimin e filmave kinezë
2022-12-31 18:36:53

nga VCG

nga VCG

Në 2022-shin, viti i tretë që nga fillimi i pandemisë Covid-19, nga arkëtimet e kinemasë në Kinë u gjeneruan të ardhura totale prej rreth 30 miliardë juanë (rreth 4.31 miliardë dollarë amerikanë).

Megjithëse shumë më pak se 47 miliardë juanë të vitit të kaluar, shuma tregon ende përparimet e bëra nga filmat vendas në drejtim të cilësisë së përmirësuar dhe diversifikimit të zhanrit, e gjithë kjo pavarësisht ndikimit të pandemisë, thanë vëzhguesit e industrisë, citon “Xinhua”.

Titujt vendas kryesojnë grafikun vjetor të arkëtimeve, sipas kompanisë “Maoyan” dhe platformave të tjera të të dhënave mbi kinemanë.

Ashtu sikurse dhe dy vitet e mëparshme, tre filmat më fitues të shfaqur në Kinë në vitin 2022 janë të gjithë vendas. Ata përbëjnë 8 nga 10 fituesit më të mirë në arkëtimet në Kinë.

Hiti patriotik vendas “The Battle at Lake Changjin II” është filmi me arkëtimet më të mëdha për vitin, me 4.07 miliardë juanë.

nga VCG

nga VCG

Kjo arritje, përveç të ardhurave të jashtëzakonshme prej 5.77 miliardë juanë nga filmi i suksesshëm i luftës i vitit 2021 “The Battle at Lake Changjin”, bëri që filmat “Changjin” të bëhen seriali i filmave më fitimprurës ndonjëherë në Kinë, duke zëvendësuar ekskluzivitetin e filmave komedi “Detective Chinatown”. (Irma)