nga VCG
Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore të Kinës (NCHA) njoftoi listën e saj të fundit të 19 parqeve arkeologjike kombëtare, duke e rritur numrin e përgjithshëm në vend në 55.
Të zgjedhura nga 31 vende kandidate, më i vjetri nga parqet e reja arkeologjike kombëtare daton në periudhën paleolitike, ndërsa më i riu daton nga dinastia Ming (1368-1644), bën të ditur NCHA, citon “Xinhua”.
nga VCG
Këto janë lloje të ndryshme të vendeve arkeologjike, duke përfshirë vendbanimin, qytetin, furrat, minierën, vendet e varrezave dhe tempujve, dhe janë të vendosura në mjedise të ndryshme gjeologjike, të tilla si qendra e qytetit dhe periferi, fshati dhe shkretëtira e Gobit dhe oaza.
Këto parqe të reja arkeologjike kombëtare janë të një rëndësie kombëtare, historike dhe kulturore dhe janë të kualifikuar për t'u njohur si pikë referimi për qytetërimin kinez, bën të ditur NCHA.
nga VCG
Të gjitha parqet e reja kanë ose po ndërtojnë muze, me performancë të jashtëzakonshme në kërkimin arkeologjik, konservimin, ekspozimin dhe menaxhimin.
Kina filloi të zgjedhë parqe kombëtare arkeologjike në vitin 2010 dhe deri në vitin 2025 NCHA planifikon të fillojë përzgjedhjen e një grupi tjetër parqesh.
Parqet arkeologjike kombëtare janë të njohura për publikun. Gjatë periudhës së Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020), 36 parqet arkeologjike kombëtare që ekzistonin atëherë, pritën mesatarisht 40 milionë vizitorë në vit, sipas NCHA-së. (Irma)
nga VCG