Fusha e naftës në Detin e Kinës Jugore prodhoi mbi 20 milionë tonë në vitin 2022
2022-12-31 18:45:03

nga VCG

nga VCG

Dega Shenzhen e Korporatës Kombëtare të Naftës në Kinë (CNOOC), prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit në vend, njoftoi të premten se prodhimi vjetor i naftës dhe gazit të fushës së saj të naftës në pjesën lindore të Detit të Kinës Jugore i kishte tejkaluar 20 milionë tonë ekuivalent nafte në vitin 2022, hera e parë që arrihet kjo shifër.

Sipas kompanisë, së cilës i referohet “Xinhua”, shifra është një rritje prej më shumë se 2.2 milionë tonë krahasuar me vitin 2021.

Që nga viti 1990, kjo fushë nafte në pjesën lindore të Detit të Kinës Jugore ka prodhuar gjithsej më shumë se 300 milionë tonë naftë bruto dhe 56 miliardë metra kub gaz natyror.

Fusha ka parë një rritje të prodhimit prej më shumë se 5.4 milionë tonë naftë bruto që nga viti 2019, që përbën një të tretën e totalit të vendit gjatë kësaj periudhe. Vëllimi vjetor i prodhimit të gazit natyror i ka kaluar 6 miliardë metra kub gjatë katër viteve të fundit. Kjo fushë nafte siguronte rreth një të katërtën e konsumit vjetor të gazit natyror në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao.

nga VCG

nga VCG

E pozicionuar në pellgun e grykëderdhjes së lumit Pearl, fusha ka 50 zona të naftës dhe gazit dhe 41 objekte prodhimi. Ajo është baza më e madhe e prodhimit të naftës së papërpunuar në jug të Kinës dhe ka grupin më të madh të fushave të naftës dhe gazit në ujëra të thella në vend. (Irma)