Qindra varre 4500-vjeçare gjenden në Kinën qendrore
2022-12-30 10:35:13

xinhua

xinhua

Arkeologët kanë gjetur më shumë se 300 varre që datojnë rreth 4500 vjet më parë në provincën Henan të Kinës qendrore, të cilat kanë një rëndësi të madhe për studimin e sistemit të varrimit dhe strukturës sociale të Kinës parahistorike, shkruan “Xinhua”.

Kompleksi i varreve, në zonën e relikteve Suyang në qytetin e Luoyang, mbulon një sipërfaqe prej rreth 15.000 metra katrorë dhe të gjitha varret janë gropa dheu në formë drejtkëndore, sipas Institutit Komunal të Arkeologjisë Luoyang.

“Grupimi i varreve ka përmasa të mëdha dhe mund të gjurmohet në periudhën e tranzicionit nga Kultura Yangshao në Kulturën Longshan. Është jashtëzakonisht e rrallë ta shohësh këtë në Zhongyuan, një rajon i njohur si zona e fushës qendrore”,- deklaroi Ren Guang, kreu i projektit të gërmimit në Suyang.

VCG

VCG

Disa nga varret tregojnë dëshmi se janë dëmtuar rëndë nga sulmuesit e varreve.

Gërmimet paraprake treguan se kompleksi i varrit mund të gjurmohet në fazën e hershme të Kulturës Longshan, tha Ren.

Zbulimi i grupit të varreve ka një vlerë të madhe akademike, tha Ren, duke shtuar se ai mund t'i ndihmojë studiuesit të kuptojnë më mirë sistemin e varrimit gjatë kësaj periudhe, duke ofruar gjithashtu të dhëna të rëndësishme për studimin e kompleksitetit shoqëror dhe procesit të qytetërimit në kulturën Longshan. (Irma)