Kina planifikon të zgjerojë sistemin e parqeve kombëtare
2022-12-30 09:57:58

VCG

VCG

Kina ka përzgjedhur 49 zona kandidate për ndërtimin e parqeve kombëtare, në mënyrë që të mbrohen më mirë speciet e kafshëve të egra dhe habitatet e tyre, bazuar në planin për sistemin e parkut kombëtar të vendit të publikuar të enjten, shkruan “Xinhua”.

49 zonat kandidate, duke përfshirë pesë parqet që tashmë janë zhvilluar në parqe kombëtare, mbulojnë një sipërfaqe prej rreth 1.1 milionë kilometra katrorë.

Këto zona u zgjodhën në bazë të rëndësisë së tyre ekologjike, peizazheve natyrore unike dhe biodiversitetit të pasur, thuhet në planin e publikuar së bashku nga Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, Ministria e Financave, Ministria e Burimeve Natyrore dhe Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit.

VCG

VCG

Zonat kandidate përfshijnë 44 zona tokësore, tre zona detare dhe dy zona tokësore-detare, sipas planit, i cili thekson se Kina do të ketë sistemin më të madh të parkut kombëtar në botë, për sa i përket zonave të mbrojtura, nëse të ndërtohen të 49 parqet kandidate.

Këto parqe do të shfaqin ekosisteme të ndryshme që shtrihen nga pyjet dhe kullotat në ligatinat dhe shkretëtirat, duke përfshirë mbi 700 rezervate natyrore ekzistuese si dhe 10 vende të trashëgimisë natyrore botërore. (Irma)