Kina kritikon shitjen e mundshme të armëve nga ShBA-ja për rajonin e Tajvanit
2022-12-30 20:10:02

foto/VCG

foto/VCG

Pekini ritheksoi të premten kundërshtimin e vendosur ndaj shitjes të mundshme të armëve nga ShBA-ja për rajonin e Tajvanit, pasi Uashingtoni miratoi shitjen e një sistemi minimi antitank Tajvanit.

Sipas raporteve, shitja e mundshme do të jetë me një vlerë rreth 180 milionë dollarë.

foto/VCG

foto/VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin i kërkoi Uashingtonit të ndalojë menjëherë kontaktet ushtarake me Tajvanin.

“Ne i bëjmë thirrje palës amerikane të respektojë parimin e ‘Një Kine’ dhe dispozitat e tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane, të përmbushë zotimin e presidentit Biden për të mos mbështetur 'pavarësinë e Tajvanit', të ndalojë shitjet e armëve dhe kontaktet ushtarake me Tajvanin dhe t’i japë fund krijimit të tensioneve të reja në ngushticën e Tajvanit”, u tha Wang gazetarëve në një konferencë për shtypin.

foto/VCG

foto/VCG

Zëdhënësi paralajmëroi se Kina do të marrë "masa të forta" për mbrojtjen e sovranitetit dhe interesave të saj të sigurisë.  (Fang Xiaoyu/Artan)