Kina forcon rregulloren e programeve tutoriale joakademike jashtë shkollave
2022-12-30 10:15:15

VCG

VCG

Autoritetet në Kinë kanë nxjerrë një udhëzues për të forcuar më tej rregullimin e programeve tutoriale joakademike jashtë shkollave, për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm.

Dokumenti i publikuar së bashku nga 13 departamente, duke përfshirë Ministrinë e Arsimit, specifikon se programet e tutorimit joakademik nuk duhet të përfshijnë përmbajtje që përfshijnë disiplina shkollore, ndërsa orari i trajnimit ose orari i mësimit nuk duhet të mbivendoset me orarin e shkollës fillore dhe të mesme, shkruan “Xinhua”.

Dokumenti parashikon gjithashtu që trajnimi me orani fizike nuk duhet të përfundojë më vonë se ora 20:30 dhe se kurset “online” nuk duhet të vazhdojnë përtej orës 21:00.

Sipas udhëzimit, punonjësit e institucioneve tutoriale kërkohet të kenë kualifikime profesionale dhe mësuesit që punojnë në shkollat fillore dhe të mesme nuk lejohen të punësohen në këto institucione.

VCG

VCG

Ndërsa thekson rëndësinë e forcimit të rolit të arsimit shkollor si platformë parësore, dhe ndryshimin e prirjes së orientuar drejt provimeve në arsim, udhëzimi e bën të qartë se rezultatet e arritura në programet e tutorimit joakademik jashtë shkollave janë të ndaluara të lidhen me kriteret e pranimit të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe të institucioneve të arsimit të lartë.

Ai synon gjithashtu krijimin e një kuadri politikash bazë për programet tutoriale joakademike në të gjithë vendin deri në mesin e vitit 2023, ndërkohë që përmirëson mekanizmin e mbikëqyrjes rutinë. Deri në vitin 2024, synohet që barra e shpenzimeve të familjes për programet e lidhura të reduktohet në mënyrë efektive dhe që trajnimi joakademik të bëhet një shtesë e dobishme për arsimin shkollor, sipas dokumentit. (Irma)