Përfaqësuesi i posaçëm i presidentit Xi Jinping, zv.presidenti kinez Wang Qishan, do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit brazilian
2022-12-29 20:53:29

Foto: VCG

Foto: VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin njoftoi të enjten se, me ftesën e qeverisë braziliane, përfaqësuesi i posaçëm i presidentit Xi Jinping, zv.presidenti kinez Wang Qishan, do të drejtojë një delegacion në Brazil për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Ceremonia do të zhvillohet në kryeqytetin Brazilia më 1 janar 2023. (Li Huailiang/Artan)