Organi më i lartë i planifikimit ekonomik i Kinës thekson zhvillimin e shëndetshëm në vitin 2023
2022-12-29 21:25:20

Organi më i lartë i planifikimit ekonomik i Kinës ka theksuar përpjekjet për të zbatuar siç duhet masat e optimizuara të reagimit ndaj epidemisë, duke bashkërenduar më mirë parandalimin dhe kontrollin e epidemisë me zhvillimin ekonomik e shoqëror në vitin 2023.

Foto: VCG

Foto: VCG

Autoritetet e reformës dhe të zhvillimit në të gjitha nivelet në mbarë vendin duhet të punojnë për të stabilizuar rritjen, punësimin e çmimet dhe për të forcuar besimin e tregut, tha He Lifeng, kreu i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, në një konferencë pune të mërkurën.

Autoritetet duhet të zgjerojnë aktivisht kërkesën e brendshme dhe të shfrytëzojnë plotësisht rolin bazë të konsumit dhe rolin kyç të investimeve për të nxitur rritjen e gjithanshme të ekonomisë.

Ai kërkoi të bëhen përpjekje për të kapërcyer pengesat ndaj zhvillimit me cilësi të lartë dhe për të forcuar vetëmbështetjen e nivelit të lartë në shkencë dhe teknologji. Gjithashtu, duhet të punohet për të përshpejtuar zhvillimin e një sistemi industrial modern dhe për të ndërtuar një sistem logjistik modern, duke nxitur aktivisht arritjen e kulmit të lëshimit të karbonit dhe të asnjanësimit të karbonit.

Po ashtu, He vuri në dukje se do të nxitet ndërtimi i një sistemi të ekonomisë socialiste të tregut të nivelit të lartë dhe hapja e nivelit të lartë, duke bërë përparim në zbatimin e planeve madhore strategjike rajonale e urbane-rurale, për të siguruar mirëqenien e njerëzve.