Mjedisi ekologjik i Kinës është përmirësuar shumë gjatë dekadës së fundit
2022-12-29 11:43:19

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Akademia Kineze e Shkencave publikoi një sërë raportesh të martën duke zbuluar se Kina ka bërë arritje të mëdha në mjedisin e saj ekologjik gjatë dekadës së fundit, bën të ditur “Xinhua”.

Raportet tregojnë se sasia totale e burimeve të ujërave të ëmbla në dispozicion në liqenet dhe rezervuarët e Kinës është rritur ndjeshëm. Transparenca e shumicës së liqeneve është përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme, siç është përmirësuar biodiversiteti në disa liqene të rëndësishme.

Raportet theksojnë gjithashtu se zona e përgjithshme e ligatinave të Kinës është në një prirje të rimëkëmbjes së vazhdueshme, ndërsa mbrojtja e biodiversitetit të ligatinave ka qenë e frytshme.

Sa u përket maleve, parandalimi dhe kontrolli i erozionit të tokës ka qenë shumë efektiv dhe është ndërtuar një sistem efikas parandalimi dhe kontrolli i fatkeqësive malore.

Sipas raporteve, ruajtja e ujit në zonat e thata të Kinës veriperëndimore ka parë rezultate të jashtëzakonshme, me rritjen e efikasitetit të përdorimit të ujit dhe zgjerimin e zonave që përdorin ujitje që kursen ujin. Cilësia e mjedisit atmosferik dhe ujor është përmirësuar ndjeshëm. Efikasiteti i përdorimit të burimeve dhe energjisë është rritur dhe emetimet e ndotësve janë ulur.(Elona)