Të ardhurat e Ukrainës nga eksporti bujqësor do të bien me 16 për qind këtë vit
2022-12-29 13:08:51

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të ardhurat e Ukrainës nga eksporti bujqësor do të ulen me 16 për qind këtë vit në 23.3 miliardë dollarë amerikanë, njoftoi të martën agjencia e lajmeve “Interfax-Ukraine”, duke cituar një organ të industrisë.

Klubi Ukrainas i Agrobiznesit tha se furnizimet e drithit ukrainas jashtë vendit u ulën ndjeshëm në muajt e parë të konfliktit Rusi-Ukrainë, duke ndikuar në shifrat e eksportit të të gjithë vitit, përcjell “Xinhua”.

Që kur marrëveshja e eksportit të grurit të Detit të Zi, e cila zhbllokoi furnizimet e lëndëve ushqimore nëpërmjet porteve detare të Ukrainës, hyri në fuqi më 1 gusht, eksportet bujqësore të Ukrainës janë rimëkëmbur gradualisht.

Në vitin 2022, artikuj të tillë si misri, vaji i lulediellit, gruri dhe farat e lulediellit ishin kontribuuesit më të mëdhenj në të ardhurat e eksportit bujqësor të Ukrainës.

Në fillim të këtij muaji, Ministria e Ekonomisë e Ukrainës tha se sektori i bujqësisë pësoi humbje direkte prej 6.6 miliardë dollarësh për shkak të konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë. (Elona)