Kina, rritje në sondazhin e fundit të OKB-së për qeverisjen elektronike
2022-12-29 12:34:23

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina u rendit e 43-ta midis 193 vendeve në zhvillimin e qeverisjes elektronike në vitin 2022, nga vendi i 78-të në vitin 2012, sipas një sondazhi të Departamentit të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Ekonomike dhe Sociale (DESA).

Kina ishte një nga vendet që pa përmirësimin më të madh për sa i përket renditjes së qeverisjes elektronike, sipas sondazhit. Indeksi i Zhvillimit të E-Qeverisjes  (EGDI) i vendit qëndroi në 0.8119 në 2022-shin, më i lartë se vlera mesatare globale prej 0.6102.

EGDI, i cili vlerëson zhvillimin e e-qeverisjes në nivel kombëtar, është një indeks i përbërë i bazuar në mesataren e ponderuar të tre indekseve të normalizuar, përkatësisht Indeksin e Infrastrukturës së Telekomunikacionit, Indeksin e Kapitalit Njerëzor dhe Indeksin e Shërbimit Online (OSI).

Kina arriti një nivel shumë të lartë OSI prej 0.8876 në vitin 2022, sipas sondazhit, i cili publikohet një herë në dy vjet.  (Elona)