Covid 19/ Kina heq kufizimet për mbërritjet ndërkombëtare
2022-12-28 10:27:14

VCG

VCG

Kina do të anulojë testet e acidit nukleik për mbërritjet ndërkombëtare duke filluar nga 8 janari. Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme kineze thuhet se udhëtarët për në Kinë këshillohen që të bëjnë një test PCR brenda 48 orëve para nisjes së tyre. Njerëzit me rezultat pozitiv të testit këshillohen të shtyjnë udhëtimet e tyre derisa të rezultojnë negativë, përcjell “Xinhua”.

VCG

VCG

Nuk ka nevojë që udhëtarët të aplikojnë për një kod shëndetësor nga misionet diplomatike dhe konsullore kineze. Sipas deklaratës, ata do të deklarojnë gjendjen e tyre shëndetësore në kartën doganore.

Ata me një deklaratë jonormale të gjendjes shëndetësore ose simptoma të temperaturës do të marrin një test antigjeni në doganë. Ata do të këshillohen të izolohen në shtëpi deri në rikuperim ose të trajtohen në spital, në varësi të gjendjes së tyre shëndetësore. (Elona)