CMG: Kina kërkon të vërtetën nga faktet në profilaksi
2022-12-28 16:03:45

foto nga VCG

Qyteti Shenzhen i Kinës Jugore/ foto nga VCG

Autoritetet kineze shpallën të hënën ndryshimin e termit në kinezishte për COVID-19 nga "pneumonia e koronavirusit të ri" në "infeksioni i koronavirusit të ri" dhe shpallën se qysh nga 8 janari 2023 Kina do ta menaxhojë COVID-19 me masat kundër sëmundjeve infektive të kategorisë B e jo të kategorisë A, sipas Ligjit të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve Ngjitëse të Republikës Popullore të Kinës. Kjo do të thotë se, që nga ajo kohë, Kina nuk do të zbatojë masat e karantinës për të infektuarit nga COVID-19, nuk do të identifikojë kontaktet e ngushta të të prekurve, nuk do të përcaktojë zonat me rrezik të lartë apo të ulët dhe nuk do të marrë masat e kontrollit të sëmundjeve ngjitëse ndaj udhëtarëve nga jashtë dhe mallrave të importuara.

Kjo është përsosje e mëtejshme e masave të Kinës për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë dhe është një nismë në bazë të vlerësimit të gjithanshëm të ndryshimit të virusit, duke kërkuar të vërtetën nga faktet në profilaksi dhe duke synuar përpikërinë e parandalimit e të kontrollit të epidemisë. Kina ndjek ende parimin e vënies në plan të parë të popullit dhe jetës, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull të tij.

Në fillim të shpërthimit të epidemisë, Kina e përfshiu COVID-19 në kategorinë B të sëmundjeve infektive, por mori masat e parandalimit e të kontrollit kundër sëmundjeve infektive të kategorisë A, që ta kufizonte në maksimum përhapjen e epidemisë ndërmjet masave të rrepta. Gjatë tre vjetëve të fundit, falë nëntë versioneve të Protokollit të Parandalimit e Kontrollit dhe të Protokollit të Diagnostikimit dhe të Mjekimit, Kina është shmangur me sukses nga përhapja e gjerë të variantit origjinal dhe të variantit “Delta” të COVID-19, gjë që ka pakësuar shumë numrin e rasteve të rënda e të vdekjeve dhe ka dhënë kohë të çmuar për studimin dhe prodhimin e vaksinave e ilaçeve përkatëse, si dhe për përgatitjen e burimeve mjekësore.

Kina ka ruajtur nivelin më të ulët ndër vendet e mbarë botës për numrin e të infektuarve e të vdekjeve nga COVID-19 dhe ka pasur rezultate të dukshme në ndërthurjen e zhvillimit ekonomik dhe parandalimit e kontrollit të epidemisë, komentoi CMG-ja. 

foto nga VCG

Në zonën rurale të provincës Anhui të Kinës Qendrore, një farmaci është e gatshme në ilaçet për temperaturat e larta, kollë dhe për zbutjen e dhembjes/ foto nga VCG

Aktualisht, qarqet botërore të mjekësisë janë të mendimit se varianti “Omicron” ka virulencë më të dobët dhe vetëm pak raste infektimi shfaqin simptomat e pneumonisë, prandaj ndryshimi nga Kina i termit në gjuhën kineze të virusit përputhet me karakterin dhe rrezikshmërinë e tij të tanishme. Ndërkohë, ulja e nivelit të menaxhimit të sëmundjes nga kategoria A në kategorinë B përputhet me situatën e tanishme të profilaksisë dhe mishëron frymën e nisjes nga gjendja reale dhe në bazë të metodave shkencore.

Duhet të vihet në dukje se ulja e nivelit të menaxhimit nuk do të thotë lënie mënjanë, por ndryshon theksin e punës nga “parandalimi i infektimit” në “garantimin e shëndetit dhe parandalimin e rasteve të rënda”, që të pakësohen në minimum ndikimet e epidemisë ndaj zhvillimit ekonomik e shoqëror, komenton CMG-ja. Në politikën e fundit të publikuar nga autoritetet kineze, paraqiten 12 masa për menaxhimin e COVID-19 sipas kategorisë B të sëmundjeve infektive, përfshirë ngritjen e përqindjes së vaksinimit të të moshuarve, plotësimin e kërkesave të të prekurve për ilaçe e testime, shtimin e investimeve për burimet mjekësore, forcimin e masave parandaluese e kontrolluese të epidemisë në zonat rurale etj.

Ndër to, masat e përmirësuara për ata që vijnë nga jashtë kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, përfshirë bërjen e testit të acidit nukleik brenda 48 orësh përpara fluturimit për në Kinë, si edhe anulimin e testeve të acidit nukleik dhe të izolimit të centralizuar pas mbërritjes. Qeveria kineze do të përmirësojë më tej edhe procedurat e hyrjes së të huajve në Kinë për punë, studim, vizitë te të afërmit dhe bashkim familjar dhe do të krijojë lehtësi për vizat. Kina do të rifillojë gradualisht hyrjen dhe daljen e udhëtarëve ndërmjet porteve detare dhe pikave kufitare tokësore dhe do të rifillojë në mënyrë sistematike turizmin e shtetasve kinezë jashtë vendit.

foto nga VCG

Në mbrëmjen e 24 dhjetorit, në një qendër tregtare në Lindje të Pekinit ishte mbushur plotë me blerësit/ foto nga VCG

Mund të parashikohet se, me zbatimin e masave të përmirësuara të parandalimit e kontrollit të epidemisë, Kina ka kushte dhe është në gjendje ta kalojë periudhën e tranzicionit të strategjisë së profilaksisë dhe të mbrojë në maksimum shëndetin e jetën e popullit, duke nxitur rimëkëmbjen e rendit ekonomik e shoqëror. Ky është sigurisht një lajm i mirë për ekonominë botërore, që ka qenie në rënie, përfundon komenti i CMG-së. (Wang Lei/ Artan)