Pema familjare 500-vjeçare e shkruar me dorë zbulohet në veri të Kinës
2022-12-28 10:39:16


 

Një pemë familjare e shkruar me dorë që daton nga dinastia Ming (1368-1644) u zbulua në provincën Hebei të Kinës Veriore.

Gjatë një studimi të fundit të relikteve kulturore, dorëshkrimi u gjet në shtëpinë e një fshatari në qytetin Shahe. Ai regjistron origjinën e familjes së Ren dhe rregullat dhe ritualet e familjes nga dinastia Ming deri në vitet 1920.

Ekspertët besojnë se koleksioni prej gjashtë vëllimesh u shkrua për herë të parë në vitin 1520, përcjell “Xinhua”.

Është e rrallë të shohësh një pemë familjare të ruajtur kaq mirë në qytetin Shahe, tha Ji Tongjun, një folklorist në Hebei.

Dorëshkrimi ka informacion të bollshëm historik, mbi mjedisin dhe çmimin e tokës, i cili është me vlerë të lartë për studimin e shkencave humane dhe zakonet popullore në dinastitë Ming dhe Qing. (Elona)