Kina forcon përgjigjen ndaj Covid 19 për grupet kryesore
2022-12-28 10:28:25

VCG

VCG

 

Kina ka rritur masat e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë për vendndodhjet, organizatat dhe grupet kryesore të popullsisë, në mes të ndryshimit të politikës së reagimit ndaj Covid-19. Dokumentet e publikuara nga mekanizmi i përbashkët i parandalimit dhe kontrollit të Këshillit të Shtetit kundër Covid-19, vunë në dukje se shkalla e vaksinimit të njerëzve që jetojnë në institucionet e kujdesit për të moshuarit dhe institucionet e mirëqenies sociale duhet të rritet, ndërsa njerëzit në rrezik të lartë, duke përfshirë personat mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje serioze kronike, këshillohen të marrin vaksina përforcuese sa më shpejt të jetë e mundur, citon “Xinhua”.

VCG

VCG

Kina njoftoi më herët se do të ulë menaxhimin e Covid-19 nga një sëmundje infektive e klasit A në klasin B, duke filluar nga 8 janari 2023.

Testimi masiv i acidit nukleik nuk po kryhet më, por shërbimet e testimit duhet të jenë të disponueshme për banorët që kërkojnë të testohen, thuhet në dokumente, ndërsa shtohet se kërkohen masa testimi të synuara për grupe të ndryshme për të zbuluar në kohë pacientët e infektuar. (Elona)