Kina nxjerr udhëzime për mbështetjen e veteranëve në fillimin e bizneseve
2022-12-28 10:37:17

VCG

VCG

Autoritetet kineze kanë prezantuar një udhëzues për të mbështetur personelin ushtarak të çmobilizuar në fillimin e bizneseve dhe përfshirjen në inovacion, bën të ditur “Xinhua”.

VCG

VCG

Masat mbështetëse përfshijnë reduktimin e taksave dhe tarifave, politikat preferenciale në pagesat dhe subvencionet e qirave dhe trajnimin për sipërmarrjen.

Masa synon të rrisë aftësitë e veteranëve për të drejtuar biznese dhe për të ndjekur inovacionin, të zgjerojë pjesëmarrjen e tyre në treg dhe të krijojë më shumë punësim për anëtarët e ish-shërbimit, thuhet në udhëzues. (Elona)