Kinë, prodhimi vjetor i fushës më të madhe gazmbajtëse i kalon 50 miliardë metrat kubë
2022-12-28 11:47:57


 

Fusha më e madhe naftëmbajtëse e gazmbajtëse në Kinë, “Changqing”, këtë vit ka prodhuar mbi 50 miliardë metra kubë gaz natyror, bëri të ditur të martën Kompania e Fushës Naftëmbajtëse “Changqing”.

 

“Changqing” ndodhet në pellgun e Erdosit të Kinës Veriperëndimore dhe dikur vlerësohej si një fushë me vlerë të paktë.

 

Por gjeologët kinezë kanë arritur një sërë përparimesh teknologjike dhe risish, duke formuar teori origjinale gjeologjike në eksplorimin e naftës dhe gazit natyror. Si rrjedhojë, prodhimi i naftës dhe gazit natyror në “Changqing” ka shënuar rekord.

 

VCG

VCG

“Changqing”, me një histori mbi 50-vjeçare, ka luajtur rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë energjetike të vendit, duke furnizuar me gaz natyror qytetet kryesore të Kinës, si Pekin dhe Tianjin.

 

Në vitin 2021, fusha “Changqing” prodhoi mbi 46.5 miliardë metra kubë gaz natyror, 23 % të nivelit të përgjithshëm të mbarë vendit.

 

Deri tani, “Changqing” ka prodhuar mbi 555 miliardë metra kubë gaz natyror, baras me 720 milionë tonë qymyr standard, duke pakësuar me 1.956 miliardë tonë lëshimin e dioksidit të karbonit.

 

“Fusha naftëmbajtëse ‘Changqing’ ka ende potencial për prodhim të vazhdueshëm. Gjatë periudhës së planit të 14-të 5-vjeçar (2021-2025), ajo do të vazhdojë të shtojë eksplorimin dhe zhvillimin e gazit natyror, do të shtojë rezervimin e prodhimin dhe do të nxitë prodhimin vjetor në baravlerësin e 68 milionë tonëve,” thotë sekretari i PKK-së i kësaj kompanie He Jiangchuan.

 

Pellgu i Ordosit është pagëzuar si “banka energjetike e Kinës” për shekullin e 21-të dhe ka pasur zhvillim të madh të projekteve masive energjetike.

 

Qysh nga vitet ’80 të shekullit të kaluar, gjeologët kinezë kanë bërë zbulime të reja inkurajuese në pellgun e Ordosit prej 370 mijë metrash katrore, që mbulon provincat Shaanxi, Shanxi dhe Gansu, si dhe rajonet autonome të Ningxia-Huit dhe Mongolisë së Brendshme. (Jiang Lei)