CMG-ja: ShBA-ja të mos ecë më tej në rrugën e gabuar
2022-12-27 14:17:58

Në mbylljen e vitit 2022, ShBA-ja luajti përsëri me zjarrin. Më 24 dhjetor, presidenti amerikan Joe Biden firmosi “Aktin e autorizimit të mbrojtjes kombëtare” për vitin financiar 2023. Ky projektligj, që ka shumë përmbajtje përbaltëse kundër Kinës, u dërgoi një sinjal të gabuar forcave separatiste të Tajvanit.

Foto:CMG

Foto:CMG

Për shembull, administrata amerikane do të ofrojë 10 miliardë dollarë amerikanë ndihmë ushtarake dhe 2 miliardë dollarë amerikanë kredi ushtarake në pesë vjetët e ardhshëm dhe do të shpejtojë shitjen e armëve Tajvanit.

Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës vuri në dukje në një koment se në tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane përkatësisht të viteve 1972, 1978 dhe 1982, është theksuar qartë se në botë ka vetëm një Kinë, Tajvani është një pjesë e Kinës dhe qeveria e Republikës Popullore të Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme që përfaqëson Kinën. Në komunikatën e vitit 1982, pala amerikane premtoi se nuk do të ndiqte një politikë për shitjen afatgjatë të armëve Tajvanit dhe do të pakësonte tregtimin në këtë drejtim për ta zgjidhur plotësisht këtë problem pas një kohe të shkurtër. “Mirëpo ShBA-ja jo vetëm nuk e mbajti fjalën e dhënë, por përkundrazi, ka ecur më tej në drejtimin e kundërt. Siç komentuan disa media tajvaneze, me shitjen e armëve ShBA-ja nuk synon kurrë mbrojtjen e interesave të Tajvanit, por e konsideron atë si një bankomat dhe një gur shahu në marrëdhëniet e saj me Kinën”, shkruhet në komentin e CMG-së.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:CMG

Foto:CMG

Gjithashtu, këto veprime të palës amerikane kanë shfaqur përsëri taktikën e vjetër të saj të “dialogut nga njëra anë dhe frenimit nga ana tjetër” ose “deklaratave për bashkëpunimin përballë dhe goditjes nga prapa shpine”. Në samitin e zhvilluar muajin e kaluar ndërmjet krerëve të të dy vendeve, presidenti Joe Biden ritheksoi qëndrimin e tij për mosmbështetjen e “dy Kinave”, as të “një Kine, një Tajvani”. Por tani ai e shkeli vetë fjalën e dhënë dhe dëmtoi besueshmërinë e vet politike.

“Tajvani është i Kinës dhe zgjidhja e çështjes së Tajvanit është punë e brendshme e Kinës, që nuk lejon asnjë ndërhyrje të jashtme. Më 25 dhjetor, Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës zhvilloi patrullime dhe manovra me pjesëmarrjen e trupave të ndryshme, e cila është përgjigjja e Kinës kundër provokimeve të palës amerikane. ShBA-ja duhet të mos ecë më tej në rrugën e gabuar. Përndryshe, do të digjet nga zjarri me të cilin luan”, përfundoi komenti i CMG-së.