Firma kineze do të ndërtojë nënstacion elektrik në Sudan
2022-12-27 18:45:31

 Foto:China Arab TV

Foto:China Arab TV

“China XD Group” nënshkroi një kontratë me qeverinë sudaneze për të ndërtuar një nënstacion elektrik në Al-Fula, kryeqendra e shtetit Kordofan Perëndimor të Sudanit, për të lidhur zonat me rrjetin kombëtar të energjisë, raporton “Xinhua”.

Ministri sudanez i Financave Jibril Ibrahim, përfaqësues të Ambasadës Kineze në Sudan dhe zyrtarë nga shteti i Kordofanit Perëndimor morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum.

“Në samitin e fundit Kinë-Shtetet Arabe në Riad, Kina premtoi të zgjerojë marrëdhëniet me Sudanin. Shpresojmë se kjo marrëdhënie do të na ndihmojë të zhvillojmë infrastrukturën e vendit dhe të arrijmë zhvillimin në fusha të ndryshme”,- tha Ibrahim në ceremoni, duke e përshkruar bashkëpunimin e Sudanit me Kinën si produktive.

Guo Hu, këshilltari tregtar në Ambasadën Kineze në Sudan, u zotua të vazhdojë të inkurajojë kompanitë kineze për të investuar në Sudan.

Foto:China Arab TV

Foto:China Arab TV

Zhang Yanwen, menaxher i përgjithshëm i “China XD Group” për Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, tha se projekti i ndërmarrë nga kompania e tij në Sudan do të kontribuojë në përmirësimin e standardit të jetesës së banorëve vendas dhe rritjen e ekonomisë, zhvillimit dhe bashkëpunimit të rajonit.

Projekti pritet të përfundojë brenda gjashtë muajsh me një kosto prej 9.4 milionë dollarësh.

I konsideruar si një nga projektet strategjike për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike në Sudan, nënstacioni Al-Fula pritet të prodhojë 450 megavat energji elektrike dhe të sigurojë energji elektrike për zona të mëdha në shtetin e Kordofanit Perëndimor në Sudanin jugperëndimor. (Irma)