Kina do të rehabilitojë 6.67 milionë hektarë tokë të shkretëtiruar
2022-12-27 18:51:54

 

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina do të rehabilitojë rreth 6.67 milionë hektarë tokë të shkretëtiruar gjatë periudhës 2021-2025 në luftën e saj afatgjatë kundër shkretëtirëzimit.

Deri në vitin 2030, pritet të rehabilitohen 12.4 milionë hektarë tokë të shkretëtiruar, sipas planit kundër shkretëtirëzimit për periudhën 2021-2030, shkruan “Xinhua”.

Në dokument flitet gjithashtu për objektivat për mbrojtjen e izoluar të tokës së shkretëtiruar, e cila synohet të jetë 2 milionë hektarë nga viti 2021 deri në 2025-n dhe 6 milionë hektarë gjatë dekadës që përfundon në vitin 2030.

Plani ndan tokën e shkretëtiruar të vendit në pesë kategori dhe specifikon masat e synuara për rehabilitimin ose mbrojtjen e tyre.

Kina ka rehabilituar mbi gjysmën e tokës së saj të shkretëtiruar të menaxhueshme gjatë dekadës së fundit, duke bërë hapa të mëdhenj në trajtimin e shkretëtirëzimit. (Irma)