Jugu i Kinës përfshihet nga reshje dëbore
2022-12-27 18:48:02

 

Foto:VCG

Foto:VCG

Zonat jugore të Kinës pritet të kenë mot me reshje shiu dhe dëbore nga e hëna mbrëma deri të enjten, njoftoi Observatori Kombëtar i vendit, citon “Xinhua”.

Nga e marta deri të mërkurën, reshjet e dendura të dëborës deri në stuhi priten të godasin disa pjesë të Guizhou, Hunan, Chongqing, Hubei dhe Rajonin Autonom të Tibetit, bëri të ditur Qendra Kombëtare Meteorologjike në një deklaratë.

Në disa zona dëbora mund të arrijë në 12 deri në 16 centimetra.

Ndërkohë, shirat do të godasin pjesë të Sichuan, Yunnan, Hunan, Jiangxi, Zhejiang, Fujian, Guangxi dhe Guangdong, ndërsa Guizhou do të ndeshet me shi të ngrirë, sipas deklaratës.

Qendra këshilloi banorët të qëndrojnë ngrohtë dhe t'i kushtojnë vëmendje sigurisë së trafikut rrugor. (Irma)