Kina pati përmirësim të cilësisë së ajrit në nëntor
2022-12-27 18:33:53

 Shangai(Foto:VCG)

Shangai(Foto:VCG)

Cilësia e ajrit në qytetet kineze u përmirësua në nëntor, treguan të hënën të dhënat nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit.

Për 339 qytete të monitoruara nga ministria, sasia e ditëve me cilësi të mirë të ajrit ishte 91.9 për qind muajin e kaluar, me 3.8 pikë përqindjeje më shumë në baza vjetore, shkruan “Xinhua”.

Dendësia mesatare e PM2.5, një tregues kyç i ndotjes së ajrit, ra 5.6 për qind në baza vjetore në 34 mikrogram për metër kub dhe densiteti mesatar i PM10 u tkurr 13.6 për qind nga viti në vit në 57 mikrogram për metër kub.

Pekin(Foto:VCG)

Pekin(Foto:VCG)

Nga janari deri në nëntor, sasia e ditëve me cilësi të mirë të ajrit në këto 339 qytete ishte 86.8 për qind, duke u ulur me 0.8 pikë përqindjeje nga një vit më parë.

Një rajon kyç për përmirësimin e cilësisë së ajrit, rajoni Pekin-Tianjin-Hebei, së bashku me zonat fqinje, panë pjesën e tij të ditëve me cilësi të mirë të ajrit të rritur një pikë përqindje nga viti në vit në 68.3 për qind muajin e kaluar.

Lhasa, kryeqendra e Rajonit Autonom të Tibetit, kryesoi vendin për sa i përket cilësisë së mirë të ajrit në nëntor. Ajo u pasua nga Haikou në provincën Hainan të Kinës jugore dhe Fuzhou në provincën lindore të Fujian. (Irma)