Kina do ta menaxhojë COVID-19 me masat kundër sëmundjeve infektive të kategorisë B
2022-12-27 14:05:18

Kina do ta menaxhojë COVID-19 me masat kundër sëmundjeve infektive të kategorisë B e jo të sëmundjeve infektive të kategorisë A, çka shënon një ndryshim të madh të politikave të saj të reagimit epidemik.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në një deklaratë të publikuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të hënën njoftohet se termi në kinezishte për COVID-19 ka ndryshuar nga "pneumonia e koronavirusit të ri" në "infeksioni i koronavirusit të ri".

Duke filluar nga 8 janari, Kina do ta ulë nivelin e menaxhimit të sëmundjes nga kategoria A në kategorinë B në përputhje me ligjin e vendit mbi parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve infektive dhe do ta heqë atë nga menaxhimi në karantinë i sëmundjeve infektive në përputhje me “Ligjin e shëndetit dhe karantinës në kufi” të Republikës Popullore të Kinës, shton deklarata.

Tani COVID-19 klasifikohet si një sëmundje infektive e kategorisë B, por subjekt i masave të parandalimit dhe të kontrollit për një sëmundje infektive të kategorisë A në Kinë.

Tashmë janë kushtet bazë për të mbështetur një ndryshim të tillë, thuhet një dokument të mekanizmit të përbashkët të parandalimit dhe kontrollit të COVID-19 të Këshillit të Shtetit të publikuar po atë ditë, duke përmendur ndryshimin e fundit të virusit, zhvillimin e epidemisë dhe bazën e reagimit epidemik të vendit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Autoritetet do të heqin masat e karantinës për të infektuarit me koronavirusin e ri dhe do të ndalojnë identifikimin e kontakteve të ngushta apo caktimin e zonave me rrezik të lartë dhe të ulët, thuhet në dokument.

Rastet e COVID-19 do të marrin trajtim të klasifikuar dhe do të bëhet një rregullim në kohë në politikat mjekësore. Kina do të rregullojë gjithashtu politikat e testimit, si edhe dendurinë dhe përmbajtjen e informacionit epidemik të publikuar.

Përveç kësaj, masat e kontrollit të sëmundjes ndaj udhëtarëve nga jashtë dhe mallrave të importuara do të hiqen, thekson dokumenti.

Pas ndryshimit, përpjekjet e parandalimit dhe kontrollit të COVID-19 të Kinës do të përqendrohen në mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e rasteve të rënda. Do të shpallen masa për të mbrojtur sa më shumë jetën e shëndetin e njerëzve dhe për të minimizuar ndikimin e epidemisë mbi zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndërkohë, Kina do të heqë kërkesën për karantinë për ata që vijnë nga jashtë duke filluar nga 8 janari 2023. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha se udhëtarët që shkojnë në Kinë duhet të bëjnë testin e acidit nukleik brenda 48 orësh përpara fluturimit të tyre për në Kinë, duke shtuar se testet e acidit nukleik dhe izolimi i centralizuar pas mbërritjes do të anulohen.

"Në rrethanat e gjendjes epidemike ndërkombëtare dhe kapacitetit të shërbimit, udhëtimet jashtë vendit të shtetasve kinezë do të rinisin në një mënyrë të rregullt," bëri të ditur Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.(Artan)