Kina nxit kalimin e mbarë ndërmjet fazave të përgjigjes ndaj COVID-19 në prag të festave
2022-12-27 13:34:50

Autoritetet kineze kanë theksuar nevojën për të siguruar një kalim të mbarë ndërmjet fazave të përgjigjes ndaj COVID-19 në një qarkore mbi punën lidhur me pushimet e ardhshme të Vitit të Ri dhe Festës së Pranverës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Qarkorja nga zyrat e përgjithshme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe Këshillit të Shtetit thekson vendosjen e njerëzve dhe jetës së tyre në plan të parë dhe ndjekjen e një qasjeje bazuar në shkencë dhe të masave të shënjeshtruara.

Nga organet e pushtetit vendor dhe departamentet qeveritare kërkohet të punohet shumë lidhur me masat e përgjigjes ndaj COVID-19 për vendet, organizatat dhe grupet kryesore të popullsisë, duke synuar të minimizohet ndikimi i COVID-19 mbi punën dhe jetën e njerëzve.

Duhet të bëhen më shumë përpjekje për trajtimin shumënivelësh dhe të bazuar në referim të pacientëve dhe për të ofruar këshilla shëndetësore për pacientët në shtëpi.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në qarkore vihet në dukje nevoja e përgatitjes për përmbushjen e nevojave të trajtimit mjekësor, veçanërisht për të sëmurët rëndë, për të siguruar trajtimin për raste të rënda dhe për trajtimin e rregullt mjekësor.

Dokumenti kërkon prodhimin, furnizimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e optimizuar të barnave dhe reagentëve të testimit, duke vënë në dukje se ngritja e çmimeve dhe grumbullimi i tepërt do të hetohen dhe do të ndëshkohen sipas ligjit.

Në lidhje me transportin në periudhën e kulmit të udhëtimeve për Festën e Pranverës, qarkorja vë në dukje rëndësinë e përmbushjes së nevojave të udhëtimit të njerëzve, minimizimit të rrezikut të transmetimit të virusit dhe sigurimit të shërbimeve të sigurta të transportit si parimet që duhen ndjekur.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në dokument propozohet të orientohen ndërmarrjet dhe institucionet t’i lejojnë punonjësit të marrin pushime në një mënyrë të shkallëzuar që respekton kërkesat e institucioneve dhe dëshirat e punonjësve. Edhe shkollat gjithashtu mund të udhëzohen për të hartuar programe të shkallëzuara pushimesh që mundësojnë kohë të ndara udhëtimi për nxënësit dhe studentët.(Artan)