Shangai rrit shërbimet mjekësore të urgjencës
2022-12-26 15:56:54

Foto: VCG

Shangai po punon për të përmirësuar shërbimin e tij të urgjencës mjekësore për të përballuar nevojat e pacientëve në mes të shpërthimeve të vazhdueshme të Covid-19. Gjatë javës së kaluar, qyteti, i cili ka 1,251 ambulanca dhe 4046 mjekë ndihmës në qendrën e tij të urgjencës bashkiake dhe nëntë nënqendra periferike, ka regjistruar një rritje të vazhdueshme ditore në thirrjet hyrëse në linjën e tij të urgjencës mjekësore, bën të ditur “China Daily”.

191 mjekë dhe 45 anestezistë nga spitalet kryesore terciare janë dërguar për të mbështetur qendrën e urgjencës bashkiake.

Të gjitha spitalet në të gjithë qytetin kanë rritur gjithashtu shërbimin për departamentet e urgjencës duke shtuar më shumë staf mjekësor dhe duke futur masa të tjera, të tilla si rritja e numrit të shtretërve me barelë dhe përshpejtimi i zhvendosjes së pacientëve në mënyrë që t'u jepet përparësi pacientëve të urgjencës që duhet të shtrohen në spital. (Elona)