Kryeministri kinez uron homologen daneze për rizgjedhjen
2022-12-26 21:37:20

foto nga VCG

foto nga VCG

Kryeministri i Kinës Li Keqiang i dërgoi më 21 dhjetor një mesazh urimi Mette Frederiksenit për rizgjedhjen si kryeministre e Danimarkës.

Në urimin e tij, Li tha se Danimarka është një ndër vendet perëndimore që kanë vendosur më herët marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës dhe tani të dyja vendet ruajnë prirjen e mirë të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Qeveria kineze u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve kino-daneze dhe dëshiron të thellojë bashkëpunimin dypalësh në tranzicionin e gjelbër, zhvillimin e vazhdueshëm dhe fusha të tjera, duke nxitur zhvillimin në mënyrë të qëndrueshme të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Danimarkë, në të mirë të të dy popujve. (Wang Lei/ Artan)