Kina lëshon monedha për të festuar vitin e ri
2022-12-26 16:00:57

Foto nga Banka Qendrore e Kinës

 

Banka Qendrore e Kinës ka emetuar një sërë monedhash  për festimin e vitit të ri. Seti prej tre monedhash, të gjitha me kurs ligjor në Kinë, përfshin një monedhë ari, një monedhë argjendi dhe një monedhë aliazh bakri me dy ngjyra, sipas Bankës Popullore të Kinës, citon “Xinhua”.

Monedhat e arit dhe argjendit, me prerje 10 juanë (rreth 1.43 dollarë amerikanë) dhe 3 juanë, përkatësisht, përmbajnë stemën kombëtare dhe numrin e vitit "2023" në anën e përparme, tha banka qendrore.

Në anën e pasme, monedhat janë të gdhendura me karakterin kinez "Fu", i cili përfaqëson lumturinë dhe fatin e mirë dhe janë zbukuruar me dizajne tradicionale kineze festive, si vallëzimi i luanit.

Ndërsa monedha me dy ngjyra aliazh bakri përmban imazhin e një lepuri.  (Elona)