Komanda e Zonës Lindore e UÇP të Kinës kryen stërvitje të përbashkët rreth ishullit të Tajvanit
2022-12-26 11:08:22

Foto nga Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës

Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës organizoi të dielën patrullime dhe stërvitje të përbashkëta të gatishmërisë luftarake në ujërat dhe hapësirën ajrore rreth ishullit të Tajvanit.

Kjo është një përgjigje e prerë ndaj përshkallëzimit të bashkëpunimit midis ShBA-së dhe rajonit të Tajvanit të Kinës, tha në një deklaratë koloneli i lartë Shi Yi, zëdhënës i Komandës së Zonës Lindore.

Komanda e Zonës Lindore do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial, shtoi Shi. (Çang Çuo)