Industria e prodhimit të automjeteve në Kinë regjistron rritje të fuqishme në janar-tetor
2022-12-26 14:53:10

Foto: VCG

Sektori i prodhimit të automobilave në Kinë udhëhoqi rimëkëmbjen industriale të vendit në 10 muajt e parë të këtij viti, duke raportuar rritje të qëndrueshme për sa i përket prodhimit, të ardhurave dhe fitimeve, tregojnë të dhënat e industrisë.

Vlera e shtuar industriale e sektorit u rrit 8.1 për qind nga viti në vit në këtë periudhë, 1.2 pikë përqindjeje më shumë nga tre tremujorët e parë dhe 4.7 pikë përqindjeje më e lartë se e gjithë industria prodhuese, sipas Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave në Kinë, përcjell “Xinhua”.

Të ardhurat e kombinuara operative të kompanive në këtë sektor arritën në 7.49 trilionë juanë (rreth 1.07 trilionë dollarë amerikanë), 8 për qind më shumë nga viti në vit, me një ritëm 2.1 pikë përqindje më të shpejtë se industria e përgjithshme e prodhimit.

Prodhuesit kinezë të automjeteve arritën fitime totale prej 425.06 miliardë juanë në periudhën janar-tetor, 0.8 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, tregojnë të dhënat. (Elona)