Aeroplani kinez “C919” fillon procesin e fluturimit të verifikimit
2022-12-26 21:27:47

foto nga VCG

foto nga VCG

Aeroplani i madh i udhëtarëve “C919” i Kinës përfundoi udhëtimin e vet të parë të fluturimit të verifikimit të hënën, duke u nisur nga një aeroport në Shangai dhe duke zbritur në një aeroport në Pekin.

Kjo shënon nisjen e procesit 100-orësh të fluturimit të verifikimit të aeroplanit, që do të zgjatë deri në mes të shkurtit 2023. Procesi i testimit do të verifikojë në mënyrë të gjithanshme besueshmërinë e “C919”, duke marrë parasysh funksionimin e tij komercial, me synim që të garantohet siguria dhe efektiviteti i tij.

“C919” është aeroplani i parë i madh i prodhuar në mënyrë të pavarur nga Kina.

Procesi i fluturimit të verifikimit prej 100 orësh do të zhvillohet në disa qytete në mbarë Kinën, si Pekin, Chengdu, Xian, Haikou dhe Qingdao, sipas “China Esatern Airlines”, operatori i “C919”-s me seli në Shangai.

Aeroplani i parë “C919” iu dorëzua “China Eastern Airlines”-it në fillim të këtij muaji.

Sipas kësaj kompanie, grupi i parë i pilotëve, shoqëruesit dhe personeli i mirëmbajtjes kanë përfunduar përgatitjet dhe është duke u zhvilluar trajnimi i mëtejshëm për pozicionet kyçe.

Rezultatet e procesit të fluturimit të verifikimit do të shqyrtohen e inspektohen nga Administrata e Aviacionit Civil e Kinës dhe kompanisë do t’i jepet leja e vënies në funksionim të aeroplanit “C919”, nëse rezultatet e testimit janë të kënaqshme.

Aeroplani pritet të vihet në funksionim komercial nga “China Esatern Airlines” në pranverën e vitit 2023. (Wang Lei/ Artan)

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG