Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar një metodë të re për të ruajtur fertilitetin e femrës
2022-12-25 16:13:38

VCG

VCG

Një grup shkencëtarësh kinezë ka zhvilluar një metodë të re për të ruajtur folikulat e miut në një temperaturë shumë të ulët, duke rritur qëndrueshmërinë e tyre me më shumë se 30 për qind pas shërimit, krahasuar me metodat konvencionale.

Rezultatet hedhin dritë mbi një qasje premtuese për ruajtjen e fertilitetit te gratë, sipas studimit të botuar në revistën “Nature Communications”, citon “Xinhua”.

VCG

VCG

Studiuesit nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës, në bashkëpunim me kolegët e Spitalit të Parë të Asociuar të Universitetit Mjekësor Anhui, zhvilluan një metodë të re, ku reduktuan kërkesën për agjentë mbrojtës shumë toksikë përmes metodës dhe ulën përqendrimin e tij në një të katërtën e mënyrës konvencionale, tha gazeta, duke zbuluar se qëndrueshmëria e folikulave të miut u rrit me më shumë se 30 për qind. Patenta për këtë teknologji është depozituar dhe pritet të aplikohet klinikisht në spitalet përkatëse në provincën Anhui vitin e ardhshëm.  (Irma)