Kompania tregtare hapësinore kineze do të lëshojë satelitë të grumbullueshëm
2022-12-25 15:58:09

VCG

VCG

Kompania private kineze “GalaxySpace” po përshpejton kërkimin dhe zhvillimin e satelitëve të stivuar me panel të sheshtë për ndërtimin e shpejtë të një konstelacioni satelitor të internetit.

“GalaxySpace” bëri të ditur se dizajni mundëson që dhjetëra satelitë të vendosen mbi njëri-tjetrin si kompjuterët personalë tabletë dhe të lëshohen në të njëjtën kohë në një raketë të vetme, bën të ditur “Xinhua”. Një gjë e tillë mund të përmirësojë shumë efikasitetin e përdorimit të një rakete dhe të shkurtojë periudhën e ndërtimit të një konstelacioni.

VCG

VCG

Interneti satelitor do të sigurojë lidhje me brez të gjerë me teknologjinë e komunikimit satelitor. Çdo satelit është një stacion bazë i lëvizshëm në hapësirë. Ai mund t'u ofrojë përdoruesve në mbarë botën një shërbim aksesi në internet fleksibël dhe të përshtatshëm.

Prodhuesi i satelitëve me bazë në Pekin u vu në punë në prill 2018. Ai synon të ndërtojë një plejadë satelitore me brez të gjerë të vendosur në orbitën e ulët të Tokës dhe të krijojë një rrjet global komunikimi 5G. Më 5 mars 2022, “GalaxySpace” lëshoi gjashtë satelitë të komunikimit me brez të gjerë nga Qendra e Nisjes Satelitore Xichang.

Nëse zhvillimi shkon mirë, satelitët e kompanisë priten të lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm, tha Chang Ming, kreu i projektit satelitor. (Irma)