Ekonomia kineze i ka mbijetuar periudhës më të vështirë
2022-12-25 11:49:43

VCG

VCG

Ekonomia kineze i ka mbijetuar periudhës më të vështirë dhe mund të parashikojë një përmirësim të përgjithshëm në vitin 2023. Kështu tha një zyrtar në një forum të zhvilluar këtë të shtunë.

Në “China Wealth Management 50 Forum”, një forum për menaxhimin e pasurisë të Kinës që u zhvillua në Pekin, zëvendësdrejtori i Komisionit Qendror për Çështjet Financiare dhe Ekonomike të Kinës, Yi Yanlin tha se në vitin 2022 ka patur tre faktorë të paparashikueshëm që kanë ndikuar negativisht në ekonominë kineze: COVID-19, tensionet gjeopolitike dhe politikat shtënguese monetare nga SHBA-ja. 

VCG

VCG

Megjithatë Yin vuri në dukej se Kina duhet të ketë besim të plotë për një përmirësim të gjithanshëm në vitin 2023, pasi do të ketë më shumë faktorë të favorshëm për mëkëmbjen ekonomike. Me lehtësimin e masave kontrolluese antiepidemike, mund të parashikohet një rimëkëmbje e shpejtë e aktiviteteve ekonomike dhe sociale.

Sipas Yin, dobësimi ekonomik vitet e fundit është vetëm një shqetësim afatshkurtër i shkaktuar nga pandemia e COVID-19, e cila nuk do të ndryshojë prirjen afatgjatë të zhvillimit ekonomik të Kinës. (Jiang Lei)