“Air China” nis fluturimin e drejtpërdrejtë Shangai-Athinë
2022-12-25 16:01:51

VCG

VCG

“Air China” nisi një fluturim të ri të drejtpërdrejtë midis qytetit më të madh të Kinës, Shangait, dhe kryeqytetit të Greqisë, Athinës, në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës (AIA), fluturimi i parë direkt midis dy qyteteve, shkruan “Xinhua”.

Pasagjerët u pritën nga zyrtarët e “Air China” dhe “AIA” me tullumbace dhe ëmbëlsira në zonën e kontrollit.

Ky është një nga dy fluturimet direkte të operuara nga “Air China” çdo javë, që lidh Greqinë me Kinën.

VCG

VCG

Lidhja ajrore direkte Athinë-Pekin, e inauguruar në vitin 2017, u pezullua në dimrin e vitit 2020 për shkak të pandemisë dhe rifilloi këtë verë.

Ioanna Papadopoulou, drejtoresha e komunikimit dhe marketingut e AIA, deklaroi për “Xinhua” se nisja e fluturimeve të “Air China” midis Shangait dhe Athinës është një nga zhvillimet më të rëndësishme për AIA, për qytetin dhe vendin. Sipas saj, tregu kinez ishte shumë i rëndësishëm për AIA pak para pandemisë, pasi ishte një nga tregjet me zhvillim më të shpejtë.

“Shpresojmë dhe dëshirojmë që në vitin 2023 kjo të jetë një nga linjat tona më të suksesshme. Kina na ka munguar dhe udhëtarët kinezë na kanë munguar shumë”,- shtoi ajo. (Irma)