Hongkongu do të rihapë kufirin me pjesën kontinentale të Kinës
2022-12-25 11:44:53

VCG

VCG

Të shtunën, kryetari ekzekutiv i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hongkongut, John Lee bëri të ditur se Hongkongu do të rihapë kufirin e tij me pjesën kontinentale të Kinës deri në mes të janarit 2023.

Deklarata e Lee u bë pas kthimit nga Pekini.

VCG

VCG

“Qeveria qendrore ka rënë dakord për rihapjen e plotë  të kufirit në një mënyrë graduale dhe të rregullt,” – tha John Lee para gazetarëve në aeroport pas mbërritjes, duke shtuar se një grup koordinimi është krijuar posaçërisht për të komunikuar me autoritetet kontinentale për këtë çështje.

Ai tha se një propozim do të paraqitet për miratim nga qeveria qendrore kineze, “që synon të zbatohet para mesit të janarit”. (Jiang Lei)