Xinjiang hap aeroportin e parë të rrafshnaltës së lartë
2022-12-25 16:29:15

VCG

VCG

Një avion pasagjerësh të premten në mëngjes mbërriti në Qarkun Autonom Taxhik Taxkorgan, në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore, duke shënuar përurimin e aeroportit të parë në pllajë të lartë të rajonit, përcjell “Xinhua”.

Avioni i nisur nga kryeqendra rajonale Urumqi u ul në aeroportin Taxkorgan 3258 metra mbi nivelin e detit.

"Një fluturim vajtje-ardhje midis Urumqi dhe Taxkorgan është hapur tani",- tha Chen Xiaoguo, menaxher i përgjithshëm i aeroportit, duke shtuar se shumë linja ajrore do të bashkohen së shpejti.

I pajisur me një pistë 3800 metra, aeroporti është projektuar për të trajtuar një xhiro vjetore prej 160.000 pasagjerësh dhe 400 tonë ngarkesë.

VCG

VCG

Ndërtimi i aeroportit Taxkorgan filloi në vitin 2020, me një investim prej më shumë se 1.6 miliardë juanësh (rreth 229 milionë dollarë amerikanë).

“Në të kaluarën, më duhej të udhëtoja 40 deri në 50 orë me autobus dhe tren për të arritur në Pekin. Falë aeroportit të ri, avioni e ka ulur kohën në vetëm tetë orë”,- tha Mirsayip Nuralip, një banor i zonës.

Aeroporti pritet të luajë një rol pozitiv në përmirësimin e transportit lokal, promovimin e turizmit lokal dhe hapjen ndaj botës së jashtme. (Irma)