Natasha Pirc Musar bëhet presidentja e parë femër e Sllovenisë
2022-12-25 16:16:01

Presidentja sllovene (Foto Xinhua)

Presidentja sllovene (Foto Xinhua)

Natasa Pirc Musar, 54 vjeçe, bëri betimin gjatë një sesioni ceremonial të Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, si presidentja e pestë dhe e para femër e vendit.

Musar, e cili kandidoi si e pavarur, zëvendëson Borut Pahor, i cili mbajti postin për 10 vitet e fundit.

Në fjalimin e saj të parë si presidente, ajo iu drejtua qytetarëve të Sllovenisë, duke thënë se do të kujdeset për vendin, pasi ai duhet mbrojtur edhe për brezat e ardhshëm.

Ajo tha se mbështet një rend botëror shumëpalësh dhe një Europë të fortë dhe se ajo e sheh ndryshimin e klimës si sfidën kryesore, bën të ditur “Xinhua”.

VCG

VCG

Musar u zgjodh muajin e kaluar. Ajo fitoi 54 për qind të votave dhe mundi konkurrencën e saj, ligjvënësen konservatore dhe ish-ministren e Jashtme Anze Logar.

Musar është një avokate, ish-gazetare dhe ish-komisare kombëtar për informacion. Edhe pse roli i presidentes është kryesisht ceremonial, ajo tani është komandantja e përgjithshme e Ushtrisë sllovene. Presidenti emëron gjithashtu disa zyrtarë të lartë, duke përfshirë guvernatorin e Bankës Qendrore. Shumica e nominimeve duhet të konfirmohen nga Parlamenti. (Irma)