Kina injekton siguri në rimëkëmbjen ekonomike globale
2022-12-24 16:18:40

nga VCG

nga VCG

Ekonomia kineze demonstroi një elasticitet të jashtëzakonshëm në një vit të vështirë, duke sjellë siguri dhe vitalitet shumë të nevojshëm në një botë që përballet me sfida të pashembullta mes ndërprerjeve dhe tensioneve gjeopolitike të shkaktuara nga Covid-19.

Kina ka intensifikuar makro-kontrollin e saj këtë vit për të përballuar ndikimin e faktorëve përtej pritshmërive dhe për të ruajtur stabilitetin e përgjithshëm ekonomik dhe social, një arritje e fituar me vështirësi, u bë e ditur në Konferencën vjetore të Punës Ekonomike Qendrore, citon “Xinhua”.

nga VCG

nga VCG

Duke pranuar presionit e brendshëm dhe paqëndrueshmërinë e jashtme, politikëbërësit në takim thanë se parashikojnë një përmirësim të përgjithshëm të performancës ekonomike të vendit vitin e ardhshëm, duke përmendur qëndrueshmërinë, potencialin dhe dinamizmin e fortë në ekonomi dhe mbështetjen e politikave pro rritjes. (Irma)